EMRAT/Përplasja me armë zjarri në Mamurras, plagosen dy policë dhe 1 qytetar

Dy efektivë policie janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras. Ata janë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja pjesë e patrullës së policisë rrugore në Mamurras. Identiteti i personit të tretë që është plagosur është Nikoll Vorfi.

Të tre të plagosurit janë dërguar në spital ku po merrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Pritet që të zbardhen detaje të tjera në lidhje me plagosjen. Drejt Mamurrasit janë nisur grupe të FNSH Shkodër si dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajm në përditësim…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?