EMRI/ Dy persona tentojnë ti grabisin makinën drejtorit të Tatim-Taksave, arrestohen nga policia

Drejtorit të Tatim-Taksave vendore në Bashkinë e Gjirokastrës Asim Peta, kanë tentuar t’i grabisin automjetin.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek pallati i kinezëve sic njihet ndryshe nga gjirokastritët në lagjen “18 Shtatori”.

Dy personat që tentuan më kot të grabisnin automjetin e Petës, janë arrestuar menjeherë nga Policia e Gjirokastrës. Ata janë A.L. 25 vjeç, dhe O.P. 34 vjeç ku u kapën në flagrancë nga ana e policisë.

Madje jo vetem kaq, por kanë shpjeguar edhe mekanizmin e grabitjes se automjetit tip Mercedez-Benz që është ne pronësi të kreut të tatim-taksave vendore të Gjirokastrës.

SHKARKO APP