EMRI/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, vdes i riu shqiptar në Itali
Aktualitet E Martë, 17 Gusht 2021 07:00
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në mënyrë tragjike në Itali.
24-vjeçari Besar Mislyni është viktima, i cili humbi jetën pas aksidentit që ndodhi disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane.
I riu po ngiste një makinë Ford Fiesta kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në zonën e quajtur Montefalcone.
Edhe pse Mislyni u dërgua me urgjencë me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. /BW
KOHA JONË SONDAZH

