Emri i Elvana Gjatës dërgohet në pikat kufitare
Afati 30 ditor i shpalljes së Elvana Gjatës në kërkim ka përfunduar dhe është dërguar njoftimi për të në të gjitha pikat kufitare.
Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor pasi sot përfundon afati 30-ditor ku këngëtarja ishte në kërkim për vrasjen në ish-Bllok. Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Sipas ‘BalkanWeb’, njoftimi për Elvana Gjatën është dërguar në të gjitha pikat kufitare dhe nëse paraqitet aty, do të shoqërohet për tu marrë në pyetje.
KOHA JONË SONDAZH

