EMRI/ Kush është autori i dyshuar i plagosjes në Shkodër, qëlloi me pistoletë me silenciator
Autori i dyshuar për plagosjen në Shkodër, Bardh Isufi. Shkak për plagosjen e 50-vjeçarit mendohet të jetë bërë një ndërtesë pranë lumit Buna.
Nga burimet në vendngjarje për ‘‘BalkanWeb” bëjnë me dije se autori i dyshuar e ka ndjekur disa metra të plagosurin ndërsa arma me të cilën është qëlluar dyshohet se është një pistoletë me silenciator por policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit dhe vazhdojnë kërkimet nga efektivët
Nga të dhënat e para dhe pista kryesore që po heton policia është pikërisht pronësia, pikërisht një ndërtesë që kishte 50-vjeçari i plagosur që pretendonte ta kthente në hotel dhe restorant. Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur.