Emri/ Mbante kallashnikov me 18 fishekë në karikator, arrestohet kryeplaku në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Seniçan të njësisë administrative Deçan në Këlcyrë.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se në pranga të policisë ka përfunduar Përparim Çangollari 65 vjeç. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij në Këlcyrë, ku ka gjetur një kallashnikov me 18 fishekë në karikator.