EMRI/ Qëlloi me armë në ajër, kush është 45-vjeçari në arrati që kundërshtoi urdhrin e policisë për kontroll në banesë
Identifikohet 45-vjeçari që kërcënoi policinë në Elbasan, duke qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Zavalinë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’se bëhet fjalë për shtetasin Josif Kavaja.
Ky i fundit kishte kundërshtuar një vendim gjykate për kontroll për armë në banesën e tij, dhe sapo ka parë policinë në oborr, ka qëlluar me armë. Fill pas këtij epodi ai është larguar drejt pyllit, ndërsa policia po vijon aksionin për arrestimin e tij.
Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.