Emri shqiptar që ka anija ”bishë” e Guardia di Finanza (FOTO)

E cilësuar si ”bisha, anija “Osum” është më e madhja në historinë e Shërbimit Detar të “Guardia di Finanza” në Itali.

Është anije rreth 500 ton, me gjatësi rreth 60 metra, gjerësi 9.5 metra dhe do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e parandalimit dhe luftimit të imigracionit të parregullt dhe trafikimeve të tjera të paligjshme.

Kjo “bishë” gjigande e “Guardia Di Finanza” ka të veçantë edhe emrin që mban emrin Osum, njësoj si lumi në Shqipëri, por në fakt e merr emrin nga betejat e zhvilluara në Itali në Luftën e II Botërore.

SHKARKO APP