Enca nuk rikthehet në burg, do hetohet e lirë për vazot me kanabis
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi që Enca të rikthehej në burg teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj në Lundër.
Këngëtarja qëndroi 2 netë në paraburgim, pasi u arrestua nga efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë duke i vendosur masën e ”detyrim paraqitje”.
Këngëtarja u arrestua më 14 shtator, nga policia pasi në vilën e saj në periferi të Tiranës iu gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis sativa që po rriteshin qetësisht në ballkonin e shtëpisë.
Lënda narkotike ishte e varietetit 3 mujor, ndërsa kishte arritur në gjatësi rreth 1 metër dhe ishte gati afër pjekjes. Enca tha se i kishte vetë mbjellë për kureshtje dhe se njëkohësisht është përdoruese e drogës.