Endacaku ndërron jetë nga i ftohti në Tiranë
Një person është gjendur i pajetë në orët e pasdites në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë Parkut të Autobusëve.
Nuk ka ende informacion të konfirmuara lidhur me rrethanat e ngjarjes, por sipas asaj që mëson Syri.net, viktima është një endacak që kalonte netët në një barakë pranë zonës ku u gjend i pajetë.
“Sinjalizimi është bërë nga qytetarët e më pas kanë mbërritur ambulanca dhe policia. Deri në këto momente këto janë burimet nga policia e Tiranës, ndërsa më vonë pritet edhe njoftimi zyrtar i uniformave blu”, tha në një lidhje për Syri TV gazetari i kronikës Denis Tahiri.