Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u zhduk më 3 maj, bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, vijojnë pa ndërprerje.

Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet.

Deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e 29-vjeçarit, por vetëm mbetje të mjetit eskavator me të cilin ai po punonte në momentin që u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe inerteve si pasojë e çarjes së një prej rezervuareve të filtrimit të ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krah nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?