Ende të zhdukur dy të rinj, dyshimi për mbytje në kënetë

Familjet e dy të rinjve të mbytur në një kënetë në Korçë, një gropë e quajtur Gropa e Danielit, kërkojnë ndihmë nga shteti: T’iu dërgohen polombarë për gjetjen e trupave, pasi kërkimet e tyre për tërë natën rezultuan të kota.

Ata thanë sot se pavarësisht lajmit dhënë dje, asnjë polombar nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndaj i bëjnë thirrje strukturave shtetërore t’i ndihmojnë në këtë fatkeqësi që dyshohet se tashmë ka ndodhur.

Policia e Korçës njoftoi mbrëmë se më datë 19.08.2016, në fshatin Qatrom, shtetasit R.T dhe B.T (kushërinj) të dy rreth moshës 17 vjeç, janë larguar nga banesat respektive, mëngjesin e ditës së sotme dhe familjarët e tyre nuk kanë informacion për ta, se ku mund të ndodhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat paraprake, u krijuan dyshime se këta shtetas, mund të jenë mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, në fshatin Qatrom.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë, për të shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë krehjen e zonës si dhe për të kryer kërkimet përkatëse, në lidhje me këtë rast.

Nga ana e grupit hetimor, po punohet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?