Endri Fuga: Rama nuk kishte jelek antiplumb në Beograd

Këtë ditë në Serbi do të jetë dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Tabloidi serb shkruan se Rama ishte me antiplumb edhe në vizitën e 10 nëntorit, pavarësisht masave të larta për garantimin e sigurisë së tij.

Mirëpo, Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në qeverinë shqiptare, thotë për “Kurir” se “kryeministri nuk ka pasur jelek antiplumb dhe se informacioni i tyre ishte i pavërtetë”.

“Me mirësi ju kërkojmë që të verifikoni informacionin pasi nuk kishte antiplumb”, është shprehur Fuga. Jelek antiplumb mbante ish-kryeministri Berisha pasi kishte frike nga zullumet qe kishte bere ne 20 vite. Ndersa Rama ka treguar se del vetem ne rruget e Tiranes dhe asnje shqetsim,bile nuk e "rruan" fare per frike. Frika vjen kur ke bere padrejtesi e gjynahe.

Masat e sigurisë për Samitin në Beograd do të jenë më të rreptat që janë marrë ndonjëherë. Për të garantuar sigurinë e liderëve do të angazhohen 10 mijë policë, përfshirë dhe snajper në çatitë e ndërtesave. Masat do të jenë më të forta se sa në rastin e vizitës së Putinit, Bidenit apo Clintonit.

SHKARKO APP