Endri Fuga:Kemi mashtruar thonë mediat, por kemi mijëra klikime dhe nuk e heqim!

 

Ne lidhje me lajmin e gazetes "Dita" dhe portalit shume popullor te Kosoves "Express" se Kryeministri Rama ka urdheruar ndalimin e pilotit gjerman te nje kompanie private se pse i ka kaluar mbi jaht duke krijuar situate pasigurie per kryeministrin ne det  ka reaguar dhe Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Rama. 

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar edhe këshilltari i komunikimit të kryeministrit Rama. Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se ky lajm është i pavërtetë.

“Botojnë një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterësh e kur ua përgënjeshtron me fakte thonë: s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime”- shkruan Fuga në Twitter.

Fuga harron te shkruaj, se perveç pergenjeshtrimit duhet te thote, se edhe nese ka ndodhur, eshte nje e drejte sigurie per kryeministrin,.Edhe nese thuhet se ka bere zhurme piloti kjo ka ndodhur jo vetem per kryeministrin ne nje orar qe nuk duhej, por edhe per banoret e tjere. Edhe ne kohen e ish-kryeministrit Berisha kishte masa sigurie dhe mbetet normale. Problemi eshte se si i behet qe kur muzika e lokaleve  ,naten pas ores 24.00, çmend miletin dhe nuk eshte kryeministri ne ate zone ? Si i behet se Rama nuk mund te shkoje ne çdo zone te Shqiperise naten per te provuar se sa tmerr mbetet ora 24.00 e pas ku muzika live e me tone te larta luan mendsh pushuesit.

Pra si i behet kur Rama eshte  ne shtepine e tij ne Tirane dhe pergjate bregdetit plas zhurma e muzika deri ne ora pese te mengjezit? Endri Fuga duhet te thote se policia duhet te jete e rrepte kudo e kurdo e jo vetem kur kryeministri ndodhet me pushime ne iks fshat turistik. Realisht edhe nje tmerr pafund naten pas ores 24.00 pergjate bregdetit nga muzika super e larte e ku pushojne mijera njerez.

SHKARKO APP