Endrit Braimllari: Protestat popullore i çorrën maskën Edi Ramës
Endrit Braimllari, nga radhët e LSI-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e nxiu faqen e Shqipërisë, jo vetëm brenda vendit, por edhe në sy të Europës.
“Edi Rama e nxiu vendin dhe nuk është vetëm çështje e brendshme por po publikohet kudo në të gjithë Europën,- është shprehur ai.
Nga Endrit Braimllari
Vendi ka nevoje per nje qeveri e cila i pergjigjet halleve te qytetareve dhe jo banditeve te Edi Rames.
Televizioni publik Gjerman ZDF, ne nje kronik te tijen ngre shqetesimin e banoreve te Unazes se Re dhe lidhjen e kesaj qeverie me krimin e organizuar.
Edi Rama e nxiu vendin dhe nuk eshte vetem çeshtje e brendshme por po publikohet kudo ne te gjithe Europen. Afera e tij korruptive tek Unaza e Re ne kurriz te 1300 familjeve dhe lidhja e tij me krimin e organizuar vazhdon te jete lajmi kryesor ne Europe.
Edi Rama nuk ka me legjitimitet per te drejtuar kete qeveri te mbushur me hajdut dhe bandit. Qendresa historike e banoreve te Unazes se Re, protestat masive popullore i çorren masken Edi Rames dhe e nxoren ashtu siç eshte ne te vertet, nje kryeminister i korruptuar dhe bandit qe nuk mendon per hallet e qytetareve por per xhepin e tij.
Parate e taksapaguesve shqiptare nuk do shkonin per sherbime publike por ne kompani offshore, drejteperdrejt ne xhepat e pangopur te Edi Rames dhe e gjithe kjo ne kurriz te 1300 familjeve te ndershme te ketij vendi qe me mund dhe djers kane ndertuar pronen e tyre.
Nuk ka rruge tjeter shpetimi per vendin veçse nje qeveri tranzitore e cila hap rrugen per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe sjell nje parlament legjitim i cili nuk del nga vota e deformuar te krimineleve por nga vullneti i drejte i qytetareve per te ndertuar institucione qe i pergjigjen qytetareve te vendit dhe jo krimineleve dhe oligarkeve te Edi Rames.
KOHA JONË SONDAZH

