Ëndrra europiane mund të mbesë në sirtar edhe përtej 2030

Shërbimi ndërkombëtar i analizimit të cilësisë së borxheve, Standard & Poor’s vlerëson se ekonomia shqiptare është mjaftueshëm e shëndetshme për të shlyer huatë që merr.

Fotografia që Standard & Poor’s i bën ekonomisë shqiptare nuk është vetëm me ngjyra. Në një kohë që qeveria po e përdor si “kalë beteje” për zgjedhjet e 11 majit, agjencia paralajmëron se “ëndrra europiane” mund të mbesë në sirtar edhe përtej 2030-s.

Pa një përpjekje të konsiderueshme për të përshpejtuar ritmin e reformave, ne e konsiderojmë të pamundur që Shqipëria të jetë e pranueshme për anëtarësim në BE përpara vitit 2030.

Në 23 mars 2024, shërbimi ndërkombëtar i analizimit të cilësisë së borxheve përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të vendit.

SHKARKO APP