Energjia për Kosovën, ministrja Balluku tregon detajet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka dhënë detaje lidhur me shkëmbimin e energjisë me Kosovën gjatë dy ditëve të festave të ndërrimit të vitit.

Ajo ka shpjeguar se energjia që do të jepet tani, do të merret gjatë periudhës së verës. Sasia e energjisë që do t’i jepet Kosovës do të sigurohet nga prodhimi vendas, i ndihmuar nga rreshjet, por edhe nga importi nëse do të jetë nevoja.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria depoziton në Kosovë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe KEK i Kosovës kanë marrëveshje bashkëpunimi, që nënkupton depozitim të energjisë nga pala shqiptare gjatë periudhave të mira të prodhimit dhe rimarrje të kësaj energjie në verë, kur ka thatësirë.

Që prej datës 8 tetor, Shqipëria ka shpallur emergjencën energjetike, e cila do të zgjasë deri më 15 prill.

SHKARKO APP