“Energjike dhe trime”/ Ish-deputeti mesazh të ndjerë për ushtaraken e rënë në krye të detyrës
Vijojnë reagimet pas rënies në krye të detyrës së ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj. 32-vjeçarja nga Tropoja humbi jetën pas shpërthimit të një mine në Letoni, ku së bashku me ushtarakë të tjerë shqiptarë merrnin pjesë në një mision të NATO-s.
Ish-deputeti i PD-së për Tropojën, Isuf Çelaj, përmes një postimi në facebook, shpreh ngushëllimet për atë që ai e quan “vajzë tropojane, energjike, trime dhe kurajoze”.
“Me hidhërim të thellë mesuam sot për humbjen e jetës së ushtarakes Zarife Hasanaj, si pjesë e misonit të NATO-s në Letoni. Kjo vajzë tropojane, energjike, trime dhe kurajoze, na la në kujtesë të gjithëve timbrin e zërit të saj me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ndërsa tani, la përgjithmonë në memorien e të gjithë shqiptarëve, heroizmin e saj, jetën e saj, duke u prehur përjetësisht në altarin e dëshmorëve.
Ngushellime të përzemerta Familjes Hasanaj dhe shërim sa më të shpejtë dy kolegëve të saj!”, shkruan Çelaj në mesazhin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

