Enigmë fati i 24 vjeçares shqiptare. Zhduket në Angli me foshnjën 5 muajshe

Një  nënë e re 24-vjeçare së bashku me foshnjën e saj 5 muajshe rezulton e  zhdukur në Everton të Britanisë së Madhe që prej 7 korrikut.

Policia britanike është vënë në alarm, pasi prej rreth një muaji nuk ka asnjë informacion për të renë, që sipas autoriteteve është nga Shqipëria.

Disa fqinj të saj kanë pohuar se e kanë parë 24-vjeçaren Anisa Lamaj bashkë me foshnjën e saj ditët e fundit të qershorit, por pas asaj kohe askush nuk di më gjë për fatin e saj.

Mediat shkruajnë se nuk dihet as kush është bashkëshorti i saj dhe as kush ka bërë denoncimin për zhdukjen e shqiptares.

Policia ka publikuar të dhënat e shqiptares në faqen e saj në Twitter dhe kërkon ndihmën e gjithë personave që mund të kenë dijeni për vendodhjen e 24-vjeçares shqiptare apo ndonjë informacion me vlerë për gjetjen e saj.

SHKARKO APP