Enigmë lirimi i të burgosurit në Lezhë, Manjani: Shkarkohen inspektorët

Ministria e Drejtësisë ka vendosur shkarkimin nga detyra të tre inspektorëve të burgut të Shën Kollit, pas lirimit të shtetasit nga Kosova, Shuaip Zukaj, i dënuar me 20 vite burg.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se ka nisur hetimi për këtë rast. “Duhet të respektoj deri në pikën e fundit një hetim që ka nisur tashmë.  Sa i takon shkarkimeve, as më dridhet dora fare, jo tre inspektorët e SHKB që kanë fjetur gjumë, por edhe të gjithë”, tha Manjani.

Administrata e burgut në Shënkoll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit duhej të ekstradohej në Kosovë, administrata e burgut e ka lënë atë të lirë.

Prokuroria e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet, pasi dyshon se ai është liruar jashtë çdo procedurë ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?