Enno Bozdo: Ju tregoj përse numri i votuesëve ishte më i lartë se fletët e votimit
Enno Bozdo deklaron se numri i votuesëve për Këshillin Kombëtar të PD ishte më i madh se numri mandateve për atë që do votonin në fillim të votimit sepse një pjesë e të mandatuarëve mbërritën me vonesë në sallën e Pallatit të Kongresve. I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, sekretari Organizativ I PD Bozdo tha se 178 të mandatuar për të votuar anëtarët e Këshillit Komëbëtar duke qenë se ishin nga zona të largëta erdhën kur procesi i votimit kishte filluar. “Nuk ka vend për asnjë insinuatë dhe dyshim. Nuk mund të ndodhte kurrë një gjë e tillë prandaj të qetësohen të gjithë për këtë që në media është trajtuar si një skandal. Madje do të thosha që kjo ka ndodhur edhe në zgjedhje mëparshme.” Ndërkrhë Bozdo shtoi se arsye përse nuk u bënë publik numri i votave për ata që u votuan për Këshillin Kombëtar është për shkak se kjo pëbën diçka të brendshme të partisë dhe e kemi marrë si vendim që të mos bëhet publikë. “Çdokush nga të votuarit mund të njihet pa asnjë problem me votën që ka marrë, por kjo i përket vetëm partisë sonë dhe nuk mund të jetë për median” tha Bozdo.
KOHA JONË SONDAZH

