Eno Bozdo: Shqipëria renditet në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat u shpreh se qeveria vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje. Bozdo tha se sipas Eurostat, në një klasifikim të fundit, Shqipëria renditet “në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021”.

 

“Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria. Serbia 12 pikë më lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE. Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një shekull.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare.

Pra, siç shihet “qentë lehin, por karvani NUK bën përpara”. Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë”, tha Bozdo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?