Epidemia e gripit zë gjyqtarët. Shtyhet seanca ndaj Armando Prengës

Epidemia e gripit ka prekur dhe gjykatën, duke sjellë dhe shtyrjen e seancave gjyqësore në shumë raste.

Është shtyrë edhe sot seanca gjyqësore e deputetit të PS Armando Prenga dhe shkak për këtë është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Evelina Qirjako e cila ka paraqitur një raport se është e sëmurë nga gripi.

Në seancën e sotme pritej të dëshmonte familja Cali e cila është prej kohësh në konflikt me familjen Prenga për Lagunën e Patokut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga rëndon akuza e “armëbajtjes pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është arrestuar mëngjesin e 5 shtatorit 2015 pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga, që ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit dhe që përfundoi me 7 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?