Epidemia e re në Shqipëri, qytetet me konsumin më të lartë të kokainës

Kokaina klasifikohet ndër lëndët narkotike të luksit, edhe për shkak të çmimit të lartë. Ky element i fundit, duket se nuk përbën problem për të rinjtë shqiptarë që t’i hyjnë rrugës së konsumit të kokainës.

Raportuesja për Shqipërinë në Europë e përdorimit të lëndëve narkotike, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e veçon përdorimin e kokainës duke e kategorizuar me fjalët epidemia e re. Në Fier dhe Elbasan dominon shpërndarja dhe konsumimi i heroinës. Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë kokainën lëndë të parë konsumi.

”Zonat nuk është se janë të ndara të prera me thikë. Pothuajse në të gjithë territorin e Tiranës ka konsumim të lëndëve narkotike. Zonat që kanë më shumë fluks ka qenë zona e parkut që u godit. Ka qenë zona e pallatit me shigjeta, ka qenë zona e bllokut, por që edhe aktualisht dominon për përdorimin në fundjavë të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Zona e Freskut, Alliasi dhe Kamza”, Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi i kokainës varion sipas cilësisë së saj. ”Kemi 2 lloje kokaine, kemi kokainë peruanë dhe fleks. Çmimi i një kilogram peruanë varion nga 35 deri në 40 mijë euro. Ndërsa i fleksit kalon në 28 deri në 35 mijë euro për kilogram, me shumicë flas gjithmonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?