Epidemiologët në terren/Manastirliu: Nga veriu në jug, punë e palodhur

Mjekët prej disa javësh janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. Përveç atyre në spitalin Infektiv në Tiranë ku po kurohen të prekurit me Covid-19, një punë e madhe po kryhet edhe nga epidemiologët në terren të cilët ndjekin rastet e dyshuar me Covid-19. Së fundmi ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë disa fotot të këtyre epidemiologëve të cilët bëjnë një punë të palodhur në terren. “Nga veriu në jug, me vigjilencë e angazhim maksimal epidemiologët e strukturave vendore të shëndetësisë vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për #COVID19! Punë e palodhur e #epidemiologëve në terren #ShëndetësiaNëGatishmëri” shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP