Epidemiologu Alimehmeti: Virusi nuk zhduket në verë, do mësohemi të bashkëjetojmë me te

Për epidemiologun Ilir Alimehmeti virusi Covid-19 nuk do të zhduket me ardhjen e temperaturave të larta.

I ftuar dje në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se shumë kryeministra botërore janë shprehur se duhet të jetojmë me këtë virus.

Alimehmeti: Nëse do të ketë një valë të dytë, mundësia që ngritja e temperaturave ta ulë kazistikën, por në rastin e Covidit nuk e zhduk dot, pas R0 e Covidit është shumë e lartë, nuk e zhduk dot përmes temperaturës, e zbut por nuk e zhduk. E bën të rikthyeshëm në muajt më të ftohtë. Bëhet e qartë nga kryeministri dhe në shumë shtete se ne duhet të bashkëjetojmë me këtë virus sepse do të qëndrojë, nuk do të zhduket. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?