Epidemiologun Simaku: Numri i testimeve është më se i mjaftueshëm, testimi ka strategji dhe kritere

Për epidemiologun Artan Simaku numri i testimeve në vendin tonë është më se i mjaftueshëm.

në një intervistë në Ora News, Simaku tha se testimi ka strategji dhe kritere dhe Shqipëria po i respekton këto strategji, sepse jemi në fazën e karantinës.

Ai shtoi se jeta normale nuk do të fillojë deri në shuarjen e pandemisë, do të fillojë shkallë-shkallë, jo menjëherë.

Simaku: Numri i testimeve është më se i mjaftueshëm, sepse testim masiv nuk nënkuptojmë që qytetarët të rrinë në radhë për tu testuar. Testimi ka strategji dhe kritere dhe Shqipëria po i respekton këto strategji, sepse jemi në fazën e karantinës. Numri i testimeve është i mjaftueshëm, janë testuar rastet e testuara dhe të gjithë kontaktet dhe po kryhet gjurmimi i kontakteve në të gjithë vendit. Po ashtu është testuar personeli mjekësor për të cilët ka pasur dyshime si të prekur. Testimi është duke u zhvilluar në mënyrë perfekte. Situata është e pasqyruar shumë qartë, qysh nga dita e parë e testimit, trendi është më se i qartë dhe nuk ka vend për shqetësim.

Ritmi i jetës nuk mund të fillojë menjëherë, nga sot nesër. Masat e lehtësimit do të fillojnë gradualisht. Jeta normale nuk do të fillojë deri në shuarjen e pandemisë, do të fillojë shkallë-shkallë. Po, ashtu me lehtësimin e masave duhet të kemi parasysh gjithë këshillat dhe masat mbrojtësi, si dhe distancimin social. 

SHKARKO APP