Era e fortë, trageti nuk ankorohet dot në portin e Vlorës

Këtë të hënë Vlora është përfshirë nga era e fortë dhe reshjet e shiut. Bëhet me dije se shpejtësia e erës arrin deri në 20m /s dhe ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të pezullojë lundrimin detar për anijet e tonazhit të lehtë, por dhe peshkarexhat ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftohet se për shkak të erës së fortë, një traget ka dalë në rad, në det të hapur, pasi nuk po ankorohej dot në portin detar.

Nga ana tjetër Bashkia e Vlorës apelon për kujdes për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin ku situata mund të jetë problematike në qytetin e Vlorës dhe i bëhet thirrje qytetarëve që të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë e që disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Ortodokse, në Skelë dhe te shkolla “Halim Xhelo”.

SHKARKO APP