Era këputi linjat e energjisë. Në bregdet shpejtësia arriti në 108 kilometra në orë

108 kilometra në orë ka qenë shpejtësia e erës e regjistruar në zonat bregdetare një ditë më parë, ndërsa në Tiranë kjo shpejtësi ishte 64 kilometra në orë.

Si pasojë e kësaj situate janë regjistruar probleme të shumta në rrjetin e furnizimit me energji. Shtylla të rrëzuara dhe linja të këputura. OSHEE ka vendosur në gatishmëri 2200 punonjës në të gjithë vendin.

Drejtori i divizionit të shpërndarjes në OSHEE, Petraq Lika na thotë se ka pasur dy lloj ndërprerjesh, për shkak të avarive nga njëra anë dhe për shkak të sigurisë së rrjetit nga ana tjetër.
Zonat me të prekura kanë qenë ato rurale.

Situata është në përmirësim e sipër, ndërkohë që harta e defekteve po spostohet drejt jug-lindjes.

Këto ditë të ftohta, OSHEE po hedh në rrjet 22 milionë kilovat orë energji në ditë, ndërkohë që po mbahen në regjim pune të plotë linjat që furnizojnë hidrovoret dhe institucionet e rëndësisë së veçantë.

SHKARKO APP