“Erdha e sëmurë, dola vetë”, e moshuara mposht Covid-19! Manastirliu apel qytetarëve
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e një të moshuare, 66 vjeçares nga Elbasani që ka fituar betejën me koronavirusin. Manastirliu thotë se mjekët dhe infermierët duhen ndihmuar në këtë luftë të pazakontë me Covid-19 me anë të armëve që ka sot në dorë çdokush, përfshirë mbajtjen e maskës, distancën dhe ruajtjen e higjienës.
“Nënë Ferzile ka veçse mirënjohje për punën dhe sakrificën e përorëshme të stafeve mjekësore në vijën e parë të betejës me COVID19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. T’i ndihmojmë mjekët dhe infermierët në këtë luftë të pazakontë, të krijojmë së bashku aleancën mbarë qytetare, pro shëndetit, në luftë me armikun e padukshëm Covid 19 Të përdorimin armët e vetme që ka sot në dorë çdokush. Kufizo kontaktet. Vendose maskën, ruaje distancën, kujdesu për higjienën! Bashkë ja dalim”, shkruan Manastirliu.
Në mesazhin e saj e moshuara që ka fituar betejën me koronavirusin, shprehet se dy javë më parë ka ardhur në spital e sëmurë ndërsa sot po bëhet gati të dalë me këmbët e saj. “Nëna këtu kam ardhur shumë e sëmurë, kam ardhur e këputur fare. Por ky staf këtu me ngriti në këmbë. Unë thërrisja një ata më vinin të katër te koka, më turreshin të gjitha. Dhe ja ku arriti nëna sot të iki te shtëpia”, shprehet e moshuara në videon e publikuar nga Ogerta Manastirliu.