Erdhi dy javë më parë nga Italia, një 70- vjeçare bëhet rasti i pestë me koronavirus në Vlorë, burri rezulton negativ

Një grua 70- vjeçare bëhet rasti i pesë me koronavirus në Vlorë. Ajo jeton në fshatin Poro dhe së bashku me bashkëshortin e saj ishin kthyer më datën 8 mars, dy javë më parë nga Italia.

Zona ku kishte qenë në Itali ishte afër Milanos, në Lombardi zona më e prekur në gjithë botën nga koronavirusi.

Pak ditë më parë ajo ka rezultuar negative por pasi telefonuan përsëri 127 ajo rezultoi pozitive dhe u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë me autoambulancë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Testi tregoi që burri i saj rezultoi negative por do të qëndrojë në karantinë. Teksa autoritetet kanë mundur të dezinfektojnë banesën dhe fshatin pasi gruaja rezultoi pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?