Me not 92 km nga Italia në Shqipëri, Rama: Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Eva Buzon, avokaten shqiptare, e cila përshkoi me not 92 kilometra nga Italia deri në Vlorë.

Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkuar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë. Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme“, shkruan Rama në një reagim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?