Erdhi për pushime në Shqipëri, 66-vjeçari italian pësoi arrest kardiak sapo u fut në det dhe humb jetën

Një turist italian ka humbur jetën në Ishullin Lezhë në momentin kur u fut në det. 66-vjeçari nga Milano ka pësuar një arrest kardiak, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. ”Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.

SHKARKO APP