Erdogan në Shqipëri, deputeti i PS: Thelbi i deklaratave marrëdhënia e mirë mes dy vendeve

Deputeti socialist Etjen Xhafaj, thotë se në qendër të deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë, ishin marrëdhëniet e mira që kanë dy popujt. Në ”News 24”, ai shtoi se nuk mendon që ishte e qëllimte që vizita të ndodhte pikërisht në ditën që përkon me përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

“Unë besoj se pjesa dërrmuese e fjalimit kishte të bënte me nevojën historike mes vendeve. Ne nuk mund të prisnim të njëjtin fjalim si në vitin 2015, ku flitej për vendosjen e themeleve mes dy vendeve.

Tani ne kemi avancuar, si në investimet private, por edhe gjatë periudhës së pandemisë sepse Turqia na siguroi vaksinat e para. 15 korriku i 2016 ka qenë moment kyç, edhe për fatet e Turqisë. Unë s’kam qenë ndërmjetës mes dy vendeve.

Besoj se është kërkuar nga protokolli turk të flitej përpara parlamentit. Nuk e di dhe nuk besoj se kjo vizitë kishte të bënte me përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar”.

SHKARKO APP