Erdogan:Ose liberalizoni vizat ose nuk ka marrëveshje për emigrantët

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një intervistë për gazetën franceze Le Monde i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) që nëse nuk ka liberalizim të vizave atëherë bie marrëveshja për emigrantët. “Nëse kërkesa jonë për liberalizim nuk miratohet atëherë nuk mund të funksionojë marrëveshja për emigrantët” theksoi Erdogan.transmeton Gazeta Express.

Evropa nuk po sillet e drejtë tha Erdogan duke shtuar që sipas marrëveshjes Turqia duhet të lëvizte e lirë drejt BE’së që në 1 qershor.

Deklarata më e fundit për këtë çështje ishte nga Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker i cili shprehu për gazetën gjermane Tagesspiegel “Që nga fillimi i marrëveshjes nuk ka ndryshuar qëndimi i Komisionit Evropian. Turqia pranoi ti përmbushte 72 kushtet për liberalizimin dhe pasi të jenë përmbushur kushtet qytetarët e Turqisë do lëvizin pa viza drejt BE’së. Kur do të ndodhë liberalizimi është edhe në dorë të Turqisë. Ne e kemi mbështetur gjithashtu për reformat dhe ja kemi bërë të qartë se jemi pro lirisë se shprehjes dhe të drejtave të njeriut.”/Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?