Erërat e stuhishme shkulin pemën, bllokohet gjatë natës dogana e Kakavijës (Video)
Aktualitet E Martë, 28 Shtator 2021 09:32
Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur si pasojë e erës së stuhishme dhe shirave të rrëmbyeshëm pranë Doganës së Kakavijës duke sjellë edhe bllokimin e qarkullimit drejt Greqisë.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit, duke bërë të mundur hapjen e rrugës për automjetet.

KOHA JONË SONDAZH

