Ergys Mërtiri ironi me akuzat e Berishës: Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

Analisti Ergys Mërtiri ka ironizuar situatën në PD, pas nisjes së tureve të Ervin Salianjit me strukturat e PD në terren. Mërtiri thotë se me akuzat e Berishës për Suel Çelën, se ai është pas organizimeve, Berisha vetëdeklaroi se ka dështuar me protestat. “Ndërsa në PD nuk thonë më që fajin e ka Saliu, por Salianji”, vijon ironinë analisti Ergys Mërtiri.

Postimi i plotë

Duke qenë se Salianji mbledh më shumë njerëz në takime me bazën, Saliu e akuzon se këta njerëz po ia mbledh mafia e Suel Çelës. Nëse është kështu, në këtë derexhe ku është katandisur PD-ja, ndoshta me Suelin mund të ketë ndonjë shpresë! Nëse Sueli mblidhka më shumë njerëz se Saliu, jemi përpara një vetdeklarimi spektakolar të dështimit nga ai që e ka mbajtur veten historikisht si njeriu i turmave dhe mitingjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë të gjitha fajet në PD, nuk i ka më Saliu, por Salianji. Salianji është ai që e shiti PD-në tek Endri Shabani, Sorosi, Edi Rama, Suel Çela. Salianji ka faj për gjendjen në PD, për humbjen e zgjedhjeve, pse jo edhe për djegien e mandateve apo për shpalljen non grata të doktorit në SHBA dhe Britani. Salianji madje e ka fajin edhe për daljen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse nuk do ishim përballë një realiteti të trishtë ku vendi është pa opozitë përballë një qeverie kaq të qelbur në korrupsion e skandale, akuzat e doktorit do ishin një humor i paparë. Nëse do numërojmë listën e gjatë të heronjve që janë kthyer në tradhëtarë e bashkëpunëtorë të krimit, që nga Azem Hajdari e deri tek Salianji, mbetet që Berisha ka udhëhequr gjithë jetës me mafiozë që i hanë “kumbulla pas shpine”. Kjo më kujton një barcaletë të kohës së komunizmit: Kush e çliroi Shqipërinë? Enver Hoxha me tradhëtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?