Eric P. Wendt ambasador i Amerikës në Shqipëri, analisti Ben Andoni: Do të trazojë ujërat e politikës

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën emërimit të tij zyrtar në Tiranë. Analisti Ben Andoni, thotë se roli i ambasadorit amerikan në Shqipëri sot është i ndryshëm nga ai i viteve të mëparshme, ndërsa theksoi se përfaqësuesi i ri diplomatik do të ketë përballë sfida që lidhen me politikën, ekonominë dhe interesat amerikane në rajon.

”Nëse flasim për kastën politike, do të flasim për ata që nuk janë më, siç është Partia e Punës. Por tani kemi PS dhe për PD. Ndërsa për ambasadorin, do të firmoset nga zoti Trump, pasi është diçka rutinore. Nuk mendoj se pesha e ambasadorit të vitit 2026 është e njëjtë me peshën e atij të vitit 90. Ambasadori amerikan në Shqipëri është i vetmi në Ballkanin Perëndimor, pasi në Beograd mendoj se duhet të jetë një ambasadë që ka një rol shumë të madh, për shkak se aty përplasen interesat ruse dhe ato kineze. Aty nuk ka ambasador. Ndërkohë mungon dhe në Kosovë, që është shtet i formuar nga SHBA”, tha në ”News 24”.

Andoni tha se në realitetin e sotëm politik të rajonit, ambasadorët amerikanë e kanë më të vështirë të ndikojnë drejtpërdrejt në politikat e brendshme të vendeve ku shërbejnë. ”Të jemi të sinqertë për diçka, në momentin ku ka arritur Shqipëria, apo Kosova dhe Serbia, ambasadorët amerikanë e kanë më të vështirë të ndërhyjnë në politikat vendase. Besoj se zoti Wendt do të jetë i interesuar për biznesin amerikan, pasi interesat e Trump në hapësirën europiane janë më shumë ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3279 (72.5%)
Jo 1241 (27.5%)

Vota totale: 4520