Erion Braçe: Çmimet e ushqimeve që kanë bërë miliarderët tanë!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar përmes një video lidhur me çmimet e larta të ushqimeve.
“Çmimet e ushqimeve që kanë bërë miliarderët tanë! Është e vërtetë, miliarderët tanë janë bërë të tillë duke importuar e shitur këtu ushqime. Kudo në botë, prodhimi i lëndëve të para e produkteve fundore, ka bërë miliarderë; Energjia, nafta, gazi, nënproduktet e tyre, energjia elektrike, nga uji, dielli së fundmi, nukleare, ka bërë miliarderë; Mineralet, si lëndë e parë e si metale të shtrenjta, kanë bërë miliarderë. Teknologjia është ajo që ka bërë e po bën edhe më shume tani miliarderë. Ushqimet joo! Pra tregtia e ushqimeve nuk di të ketë bërë miliarderë; pooooo, pasuron sheqeri, çdo produkt me të. Çokollata, nutella- fjala bie më i pasuri i Italisë është mbreti i Nutellës, kafja, alkooli gjithfaresh; Po kosi joooo, nuk të bën miliarder! Tani shihni, sa më shtrenjtë se kudo, përfshi Maltën, supermarketet, etj, janë katër produke që bleva këtu, përfshi kosin! Me këto çmime, miliarderët tanë nuk fitojnë; janë çmime aq të padrejta sa duken si grabitje! Për pensionistët po e po! Por edhe për shtresën e mesme!”, shkruan Braçe krahas videos.