Erion Braçe: Dëmi i madh, ta ndalojmë urgjentisht për fëmijët në Shqipëri

Deputeti Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se fëmijëve shqiptarë duhet t’ju ndalohen pijet e energjike pasi është tepër e dëmshme. Ky postim vjen vetëm pak pasi edhe Britania u ndaloi me ligj shitjen e pijeve enrgjike tek fëmijët.

Postimi i Braçes

Kete here eshte Britania ajo qe po vendos! Edhe pse me nje vetrregullim te pergjegjshem per shkak te pergjegjesise sociale qe kapitalizmi ne Britani shfaq- supermarketet kishin vendosur te ndalonin shitjen e pijeve energjike per femijet. Qeveria britanike ka hyre ne procesin e vendimmarrjes per te ndaluar shitjen e pijeve energjike per femijet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej majit te ketij viti, me nje grup specialistesh kemi punuar per te hartuar nje projektligj qe ben te njejten gje ketu, ne Shqiperi: Ndalon shitjen e pijeve energjike kudo, per femijet deri ne moshen 18 vjec! Do bejme edhe me shume; Ndalimin e reklames per to si dhe per pijet me sheqer te fabrikuar dhe me gaz! Tani jemi gati me gjithcka; Projektligj dhe spjegimet e domosdoshme per qellimin e tij! Une besoj se do te rregjistroj iniciativen ligjore brenda ketij muaji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por dua mbeshtetje! E di qe do preken interesa te medha, nga vete kompanite deri tek media qe perfiton nga reklama e tyre! Por une mendoj se duhet qendruar dhe duhet shkuar perpara me vendosmeri ne kete mase. Demi qe keto pije po sjellin tek femijet eshte shume i madh; Duhet te vendosim tani cfare femijesh duam te kemi! Kapitalizmi banal qe kemi ne kete vend, pijet energjike nuk i kontrolloi dot, perkundrazi, i ofron me oferte-ulin cmimin per dy ose me shume kanoce te blera, per femijet! Duhet te vendosim tani!

https://www.instagram.com/p/BnOjdflACsD/?utm_source=ig_web_copy_link

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?