Erion Braçe: E kam seriozisht për bashkinë e Tiranës, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka konfirmuar se do të garojë në 2027 për kryetar bashkie. Me një mesazh falënderues dhe reflektues, Braçe u është drejtuar të gjithë qytetarëve që i kanë shkruar ditët e fundit, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen, vlerësimin dhe inkurajimin e marrë. ”Po e kam seriozisht, do ti shkoj deri në fund bashkë me ju! Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal”.

Reagimi i plotë i Braçes: 

Jo, nuk po tallem! E kam seriozisht e do i shkoj deri në fund bashkë me ju! Së pari e mbi të gjitha shumë faleminderit për mesazhet, mbështetjen përmes tyre, vlerësimin po përmes tyre, inkurajimin po përmes tyre; Ju jam shumë mirënjohës!

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta, dua t’i kërkoj ndjesë secilit ndër ju që më keni shkruar e nuk i kam kthyer një “FALEMINDERIT” pas; veçanërisht atyre që më kanë shkruar në Messenger te Facebook, në DM e Instagram; besoj që atyre në Whatsapp u jam përgjigjur të gjithëve. Ndërkohë, mes mesazheve pyetja më e përsëritur është:

Swiss Digital Mobile Reklama

E ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit? Atëherë dy gjëra: Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo. Po, e kam seriozisht e do ti shkoj deri ne fund bashkë me ju! Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal, jam tërësisht i çliruar nga këto; por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij por të mirën e tij!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?