Erion Braçe jep alarmin: Shkumbini po sjell rrezik. Banorë afër argjinaturave, ikni menjëherë!
Zëvendëskryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje banorëve të Rrogozhinës dhe Lushnjes që preken nga lumi Shkumbin që të largohen për shkak të rrezikut të përmbytjes. Në një apel në Facebook, Braçe thotë se banorët duhet të largohen nga argjinaturat e lumit, si pasojë e përmbytjeve masive që mund të vijnë.
“Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur me shumëfish deri në 800 meter kub ujë në sekondë! Çdo banor i Terbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!
Tani! I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhine! Edhe një here; Hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinature tani!”,- shkruan Braçe.
Thirrja e Erion Braçes paralajmëron përkeqësim të situatës në orët në vijim, ndërkohë që kryeministri Edi Rama thotë se situata është nën kontroll.
Lexoni edhe…
- Parashikimi i motit, IGJEUM: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje
- Mijëra hektarë nën pushtetin e ujit, Basha në Lezhë dhe Shkodër: Situata jashtë kontrollit
- Përmbytjet, Rama në Lezhë: Me këto reshje as Parisi s’ka çfarë bën
- Monika Kryemadhi në Laç: Situata emergjente, e gjithë zona nën ujë
- Qindra hektarë tokë e përmbytur në qarkun Shkodër
- Fusha e Torovicës kthehet në kënetë
- Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Përrenjas, radhë në dy krahët e rrugës
- Stuhia “Filomena” nga Spanja drejt Ballkanit, veçanërisht do përfshijë Shqipërinë dhe Greqinë
- Reshjet në Elbasan, Shkumbini del nga shtrati në disa fshatra
FOTO LAJM/Përmbytjet në zona të ndryshme të vendit