Erion Braçe: Në orën 3 të natës parlamenti votoi një marrëzi, arrestohesh nëse parkon dysh në rrugë!
Nga Erion Braçe-
Sot, në orën 3:00 të mëngjesit, KUVENDI – maxhoranca ku unë bëj pjesë – MIRATOI ndryshimet në KODIN PENAL.
Një pjesë erdhën si detyrime nga procesi i integrimit në BE, një pjesë si problematika kombëtare: zaptimi i hapësirës publike e private, ndërtimet e paligjshme, zjarrvënia e qëllimshme.
Mes tyre edhe KRIMINALIZIMI I PARKIMIT DYSH, kur pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike!
UNË VOTOVA NDRYSHIMET NË KODIN PENAL, POR JO NENIN QË KRIMINALIZON PARKIMIN DYSH!
Ai nen është qesharak dhe produkt i njerëzve që përtojnë të mendojnë.
Ju kam treguar sot raste të parkimit të paligjshëm, shumë më të rënda se parkimi dysh, që bllokojnë lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, deri në korsi të dedikuara për lëvizjen e tyre, por që NUK kriminalizohen.
Për to NUK SHKOHET NË BURG, thjesht ndëshkohen sipas KODIT RRUGOR, jo sipas KODIT PENAL.
Është E PADREJTË kështu. Është MARRËZI!
Edhe pse ua thashë dje në sy, përgjigjja ishte:
“E DI QEVERIA!”
Një proces i tërë ku TË PËRTOSH TË MENDOSH kthehet në mënyrë qeverisjeje!
Shikoni, unë e dua këtë qytet – kam lindur këtu, kam jetuar çdo ditë këtu, po punoj këtu;
i dua njerëzit e këtij qyteti, ashtu siç janë;
doemos, pëlqej rregullin për ta e në të;
nervat më bëhen tel nga mungesa e rregullit – jo vetëm në trafik apo parkim – sidomos nga të pushtetshmit dhe të fortët e këtij qyteti!
Por nuk do të votoja kurrë për PADREJTËSI, PABARAZI dhe, mbi të gjitha, për t’i lëshuar njerëzit e këtij qyteti në duar të:
një polici që abuzon me detyrën – ka të tillë,
një OPGJ-je që abuzon me detyrën – ka të tillë,
një prokurorie që abuzon me detyrën – ka ende të tillë.
Neni që u votua sot, pa gdhirë, i bën njerëzit e këtij qyteti klientë të tyre –
edhe për rastin e parashikuar aty, edhe për çdo rast që unë ju solla sot nga qendra e Tiranës!
DO E PËSOJNË TË DOBËTIT, ata që vuajnë problemin e parkimit në këtë qytet, jo të tjerët – ata që pinë kafen bashkë me supermakinën.
UNË MENDOJ QË DUHET TË NISË NGA MUNDËSITË E PARKIMIT, të kufizuara pafund nga komercializimi, nga shitja e çdo rruge për para shumë!
Thjesht duhet vënë mendja në punë.
TË PËRTOSH TË MENDOSH NUK SJELL ZGJIDHJE!- shkruan Erion Braçe.
Koment për idiotsinë e parlamentit:
Asnjë shtet europian nuk e dënon me burg parkimin dysh. Asnjë! As në BE, as jashtë saj. Shqipëria do të ishte rast unik nëse dekretohet kjo shkelje në Kod Penal.
Ja si funksionon realisht në Europë:
Në Francë parkimi dysh ka gjobë + heqje pikësh.
Nëse pengon ambulancë/zjarrfikëse atëhere gjoba është më e lartë dhe ka bllokim të makinës. Por burg? Jo, kurrë!
Në Gjermani rastet e tilla trajtohen nga Kodi Rrugor; gjobë, pikë në patentë, heqje mjeti.
Penalizohet vetëm refuzimi i korridorit të emergjencës, jo parkimi.
Nuk ka asnjë dënim me burg.
Në Itali parkimi dysh ka sanksion administrativ. Nëse pengon shërbimet emergjente ke gjobë ose konfiskim mjeti.
Burgu vetëm nëse ka pasojë penale të rënda (aksident me vdekje).
Në Spanjë është kompetencë e bashkive
Gjobë, por asnjë element penal.
Në Greqi ke gjobë + heqje targash.
Pra në Bashkimin Europian zbatohet ky standard: Parkimi i paligjshëm baraz me shkelje administrative.
Shqipëria bëhet rast unik negativ në Europë ku arrestohesh për parkim dysh.
KOHA JONË SONDAZH

