Erion Braçe reagon pas dënimit të Saimir Tahirit: Pabarazi, ja kush duhet të ishte në burg!

Ndër të paktët socialistë që reaguan për dënimin e Saimir Tahirit, në mos i vetmi, është Erion Braçe.

Braçe ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për dënimin me 3.4 vite burg ndaj Saimir Tahirit.

Berisha tha që vendimi për ish-ministrin e Brendshëm është qesharak dhe se në çdo vend normal s’mund të ishte kurrë nën 42 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por deputeti i PS, i kujton ish-kryeministrit Berisha se katër protestues janë vrarë më ‘21 janar’ në bulevard, por asnjë nuk është burgosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Braçe i quan katër pushkatime, dhe për këto duhet të kishte katër burgime përjetë ndërsa shton se për Tahirin, minimumi është pabarazi.

“Në çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjetshëm. Katër pushkatime, katër burgime përjetë. Sot nuk ka asnjë në burg. Minimumi është pabarazi, pandëshkueshmëria po e po.”-shkruan Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?