Erion Braçe: Si, si do ta rrisi çmimin e naftës ky karteli shqiptarë i hidrokarbureve?!
Nga Erion Braçe-
SI, SI DO TA RRISNI ÇMIMIN E NAFTËS?
Karteli i hidrokarbureve, që në praktikë vepron si një shoqatë e koordinuar tregtarësh, paska thënë se do ta rrisë çmimin me 20 lekë brenda 48 orëve dhe deri në 40 lekë për litër në vijim. Arsyeja e tyre? Bursa.
Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha. Madje të marrin edhe për budalla.
Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë për litër. Është i tillë prej një viti dhe nuk ka lëvizur as edhe një ditë të vetme. Ndërkohë, bursa ndërkombëtare ka ndryshuar, dollari dhe euro janë luhatur, por çmimi në vend ka mbetur i njëjtë. Zero. Asnjë qindarkë ndryshim.
Tani çmimi do të ndryshojë brenda 48 orëve për shkak të “luftës”? Ku ishte bursa kur çmimet ranë? Ku ishte reflektimi kur dollari u dobësua? Pse nuk pati asnjë ulje në pompë?
Ua thashë edhe kolegëve të mi në Partinë Socialiste sot në mëngjes: kur abuzimi ulëret, kundërmasa duhet të jetë e shpejtë dhe efektive.
Ndryshe, ne do të paguajmë abuzimin si qytetarë dhe si qeveri; këta thjesht do të pasurohen.
Dhe një gjë e fundit: Bordi i Hidrokarbureve, që u përdor gjatë kohës së luftës në Ukrainë, nuk është shpallur ndonjëherë antikushtetues. Nëse funksionon me profesionalizëm dhe me fokus te interesi publik, ai mund të jetë një nga kundërmasat ndaj abuzimit.
KOHA JONË SONDAZH

