Erion Braçen s’e qetëson dot as Ruçi as Balla: Vjen këtu dhe na hedh hi syve!

Ka nisur në Kuvend seanca plenare ku që në nisje po diskutohet lidhur me protestën e studentëve që vijon prej nëntë ditësh. Në një kohë që studentët kanë rrethuar Kuvendin, tetë deputetë të opozitës kanë thyer bojkotin, duke kërkuar që rendi i ditës të ndryshohet, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Gramoz Ruçi.

Një nga deputetët që duket se ka qenë i paduruar ka qenë Erion Braçe, i cili është kapur me kolegun demokrat Luçiano Boçi. ‘’Ai vjedh mor i vjedhn studentët, dhe na vjen këtu që të na hedhë hi syve”, u shpreh Braçe pas fjalës së Boçit.

Ruçi dhe Balla tentuan ta qetësonin Braçen disa herë me radhë, po duket se inati i tij ishte tepër i madh. Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër ka kërkuar me ngulm që të marrë fjalën, po Ruçi nuk ia ka dhënë, pa mbaruar diskutimet e tyre deputetët e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
BRACE-BOCIT NE KUVEND: VJEN KETU DHE NA HEDH HI SYVE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?