Erion Kristo – Ramës: Harxho më shumë se një status, shko atje ku ka ndodhur ngjarja

Gazetarë dhe aktivistë  kanë protestuar pasditen e sotme përpara kryeministrisë, pas sulmit ndaj banesë së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Ata bëjnë thirrje që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Në këtë protestë ka qenë i pranishëm edhe pedagogu Erion Kristo, i cili i ka bërë thirrje kyeminisitrit Rama të jetë pranë familjes ku ndodhi krimi, si dhe organeve kompetente që ta zbardhin këtë ngjarje sa më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Krimi cënon rëndë jetën e njerëzve të cilët sot fatmirësisht shpëtuan, por terrori brenda zemrës së tyre nuk është fashitur. Ato armë që u shkrepën, u shkrepën për të gjithë ne, që besojmë tek fjala e lirë. Po të shikoni sot, ka shumë gazetarë dhe nuk ka asnjë oligarkë të medias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur qytetarë, mos i ngatërroni gazetarët me të dhjamosurit e medias. Gazetarët janë të gjithë këtu sot me ne, janë të gjithë në krah të Klodianës, një gazetare trime, e drejtë, profesioniste që ka dhënë vetëm fjalën e lirë. Prandaj kurrë mos i fyeni gazetarët.

Kërkojmë nga kryeministri i vendit të harxhojë më shumë se një status në ‘Twitter’, të shkojë atje ku ka ndodhur ngjarja, të tregoj që është shërbëtor i këtij populli, shërbëtor i paguar shtrenjtë nga taksat tona. Kërkojmë nga organet ta zbardhin ngjarjen sa më shpejtë”, tha ndër të tjera Kristo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?