Erion Veliaj: 6 ditë para se të dorëzonte zyrën Basha firmos leje ndërtimi

 

Më shumë se një muaj pasi kishte humbur zgjedhjet e 21 qershorit dhe vetëm 6 ditë para se të linte zyrtarisht zyrën në Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka menduar të bëjë edhe një favor të fundit si kryebashkiak në ikje.

Kështu, në datën 24 korrik 2015, 6 ditë para se Erion Veliaj të betohej si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Basha ka firmosur shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për pallatin mbrapa Sky Tower në qendër të kryeqytetit, për të cilin ambasada zviceriane është në gjyq dhe i kontestuar si një pallat i ndërtuar jashtë çdo kriteri urbanistik, që rrezikon seriozisht për shembje edhe pallatet pranë tij.

Vendimi mban nr. 10030/2 dhe datën 24.07.2015, dhe është kryer në favor të subjektit ndërtues “Teknoprojekt”, për përfundimin e punimeve për një periudhë 2 vjeçare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

Por, ajo çka e bën edhe më të dyshimtë lejen e dhënë me shpejtësi nga Lulzim Basha është fakti se, nëse kjo shtyrje nuk miratohej në këtë kohë, leja për ndërtimin e pallatit në fjalë skadonte përfundimisht. Me sa duket, kjo është arsyeja pse Basha ka ardhur edhe një herë për herë të fundit në Bashkinë e Tiranës.

Në emisionin Opinion, kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi dokumentin dhe e komentoi kështu veprimin e fundit të Bashës: “Si ka mundësi që ish- nënkryetari I Bashkisë, Enno Bozdo, për lejet që janë të rregullta shkon I kërkon Kryeministrit dhe KKT që t’I procedojë, por ama, gjashtë diët përpara se të betohesha, një kryetar Bashkie që ishte tërë kohën në Holllandë, është kthyer gjashtë ditë përpara se të betohej kryetari tjetër.

Pra, kur zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi ishte bërë, kundërshtarët kishin uruar njëri – tjetrin, kthehet në punë dhe jep edhe dy vjet zgjatje të lejes pallatit ngjitur me Sky Tower, në rrugën Donika Kastrioti. Një pallat që nuk ka as garazh, pallati ngjitur me shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, pallat me të cilin ambasada Zvicerane është në gjyq, pallat të cilit po i skadonte leja dhe nuk kishte mbaruar punë dhe nuk kishin shans tek unë ta merrnin këtë lejë që dha Lulzim Basha. Pasi ke humbur zgjedhjet je aty për të mbajtur detyrën deri sa të vijë tjetri.  Për një njeri që fushatë nuk del, që në ballafaqim nuk del, që për dy vite nuk shkon në Këshillin Bashkiak, shkon gjashtë ditë përpara për t’I bërë Tiranës atë gjëmë. Një pallat pa garazh, ndërtuar mbi ballkonin e shkrimtarit tonë të madh dhe në tokën e amabsadës Zvicerane”, tha Veliaj.

Dokumenti

SHKARKO APP