Erion Veliaj: 8 vite revolucion në administrimin e pallateve, bashkë për komunitete më të forta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkruan në Facebook:

8 vjet më parë filluam një revolucion që s’kishte ndodhur asnjëherë në Tiranë, atë për administrimin e ambienteve në bashkëpronësi, duke nismuar procesin e licencimit të administratorëve të pallateve. 🧑🏻‍💼
U jam mirënjohës qytetarëve të Tiranës 🙏🏻 që e përqafuan menjëherë këtë ndryshim jo të lehtë, por të nevojshëm, për përmirësimin e jetës në komunitet, sepse na mundësoi zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballemi çdo ditë, e që jo pak herë përktheheshin në konflikte e debate të paarsyeshme me njëri-tjetrin.
Një punë kolosale e jona, e kryer me pasion prej vitit 2017, çka bëri që sot të kemi 1171 administratorë të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, si hallka e parë e zgjidhjes së problemeve në komunitetin, lagjen, pallatin ku banojmë. 📃🏢
Sigurisht, ky është proces që vijon ende, ndaj unë i nxis banorët, të cilët ende nuk kanë zgjedhur një administrator në pallatin e tyre, ta përcaktojnë sa më shpejt atë, edhe me ndihmën e bashkisë, si një moment kyç, së pari, për të përmirësuar bashkëjetesën e tyre në komunitet, por edhe për të përfituar nga projekte si ai i Fondit të Komunitetit.
Vetëm bashkë mund të arrijmë gjëra që duken të pamundura. 🤝🏻❤️

SHKARKO APP