Erion Veliaj, apel ndërtuesve: Ulni çmimet e apartamenteve!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë shpërndarjes së banesave sociale për një grup familjesh në Shkozë, u bëri sot apel ndërtuesve të ulin çmimet e apartamenteve, që nuk i shiten. Konsiderohen se mbi 4 mijë apartamente nuk janë shtitur në Tiranë, ndërsa çmimi vetëm njeh rritje, por jo ulje.

-“I bëj apel Shoqatës së Ndërtuesve: ulni çmimet! Ne nuk ia caktojmë dot çmimet privatit sepse jemi në kapitalizëm, por ne do të propozojmë që taksën e pronës, këta ndërtues ta paguajnë edhe për ato apartamente që nuk i kanë shitur”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku deklaroi se Bashkia e Tiranës do të punojë gjithmonë për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të ecin përpara në jetë.

-“Duhet ta ruajmë këtë lagje dhe t’i tregojmë një model të ri bashkëjetese Tiranës. Ju kërkoj që këtë ambient model dhe harmoninë që keni si fqinj të rinj, ne ta ruajmë si gjënë më të shtrenjtë për qytetin tonë”, tha Veliaj para se të niste shpërndarjen e banesave

SHKARKO APP